Ndërlidhjet

STRAZBURG


Kosova do të jetë temë qëndrore në seancën dimërore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që sot i filloi punimet në Strazburg. Ndërkaq të mërkurën më 24 janar, në këtë parlament, Martti Ahtisaari për herë të parë do të flet rreth raportit të tij për Kosovën. "Është shumë e rëndësishme që Ahtisaari e ka zgjedhur këtë asamble të parlamentarëve nga të gjitha vendet demokratike të Evropës, që për herë të parë të flas rreth raportit të tij për statusin e ardhshëm të Kosovës", tha Rene Van der Linden kryetar i Parlamentit të Këshillit të Evropës. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Teri Davis, ftoi të gjitha palët e përfshira në bisedimet për Kosovën, që të jenë konstruktive, të përgjegjshme dhe pragmatike.
XS
SM
MD
LG