Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Uisner, i ka thënë agjencisë Associated Press se Shtetet e Bashkuara presin nga Martti Ahtisaari t’i fillojë më 2 shkurt bisedimet me të dyja palët, në të cilat Beogradi do të përfaqësohet nga qeveria aktuale. Ambasadori amerikan ka thënë se shpreson që negociatat të përfundojnë gjatë muajit shkurt, në mënyrë që të barten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajit mars. “Shpërbërja e ish Jugosllavisë pothuajse ka marrë fund: ka mbetur vetëm edhe një pjesë e këtij procesi që duhet zgjidhur dhe ajo pjesë është Kosova”, ka thënë Uisner. Associated Press vë në pah se Shtetet e Bashkuara do të punojnë në mënyrë diplomatike për ta parandaluar veton e Rusisë, zyrtarët e së cilës, insistojnë se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme edhe për Serbinë. “Ne kemi interesa vitale në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe miqtë tanë evropianë kanë interesa vitale gjithashtu dhe ne do ta shqyrtojmë këtë çështje edhe me Rusinë për t’i pasur parasysh këto interesa thelbësore”, ka thënë Uisner.
XS
SM
MD
LG