Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner i ka thënë agjencisë AP se Shtetet e Bashkuara presin që Martti Ahtisaari ti filloj negociatat në Beograd dhe në Prishtinë më 2 shkurt, me qeverinë aktuale të Serbisë dhe me përfaqësuesit nga Kosova. Ai tha se shpreson që negociatat do të përfundojnë në shkurt, në mënyrë që në mars të barten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Shpërbërja e ish Jugosllavisë, tash në masë të gjërë ka përfunduar, por ka mbetur vetëm edhe një pjesë për të cilën duhet gjetur zgjidhje, e kjo pjesë është Kosova", tha zoti Wisner. AP raporton se Shtetet e Bashkuara do të punojnë në mënyrë diplomatike për ta parandaluar veton e Rusisë, zyrtarët e së cilës këmbëngulin se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme edhe për Serbinë. Në këtë aspekt, Frank Wisner tha se "ne kemi interesa vitale në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, edhe miqtë tanë evropianë kanë interesa vitale atje, prandaj ne do të kërkojmë që Rusia ti ketë parasysh këto interesa esenciale".
XS
SM
MD
LG