Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana e hodhi poshtë mundësinë e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit lidhur me statusin e Kosovës. "Ne presim që negociatat të udhëhiqen në atë mënyrë që rezoluta të miratohet në një kurs përkatës, por në çfarëdo rasti pa veto", u tha sot zoti Solana gazetarëve në Bruksel. Ai mëtutje tha se "nuk mendoj se cilido anëtarë i Këshillit të Sigurimit do të jetë kundër propozimit që do të siguroj stabilitet për kontinentin tonë".
XS
SM
MD
LG