Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Mijëra protestues kanë bllokuar rrugët në fillim të grevës së përgjithshme që ka për qëllim të bëjë presion ndaj kryeministrit të Libanit, Fuad Siniora. Raportohet se persona të armatosur kanë shtënë në protestuesit, që përpiqeshin ti bllokojnë rrugët. Me këtë rast janë plagosur së paku 12 vetë. Kjo grevë po udhëhiqet nga lëvizja shiite Hezbollah, që kërkon formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, por qeveria e kryeministrit Siniora, e mbështetur nga perëndimi, e ka refuzuar këtë kërkesë.
XS
SM
MD
LG