Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtori Politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë John Sawers tha se propozimi i Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës "nuk përmban shumë befasi", dhe se të gjithë në Kosovë do të jenë fitues. Pas takimit me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, ai tha se procesi i statusit është në fazën përfundimtare.
Sawers ka biseduar edhe me përfaqësues të serbëve të Kosovës, të cilëve u ka thënë ta shqyrtojnë seriozisht planin e Ahtisaarit, pasi e ardhmja e tyre varet nga detajet e planit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG