Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Prishtina do të insistojë në pavarësinë e Kosovës, por nuk do të ndërmarrë hapa të njëanshëm, ka deklaruar kryeministri Agim Çeku.
Në një intervistë për gazetën Oslobodjenje, ai ka thënë se nëse Martti Ahtisaari propozon "pavarësi të mbikqyrur", atëherë Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë pavarësi të plotë.
Çeku ka vlerësuar se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk do të ndikojnë në procesin e statusit të Kosovës.
"Mosgatishmëria e qeverisë në Beograd për t'i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, shkon në dëm të serbëve të Kosovës. Neve shqiptarëve dhe jo serbëve tjerë në Kosovë, asnjë qeveri serbe nuk mund të na vështirësojë jetën", ka thënë Çeku.
Lidhur me qëndrimin e Moskës, Çeku ka vlerësuar se Rusia tash nuk ka asnjë interes strategjik të ndërhyjë, dhe vetëm dëshiron të shfaqet si lojtar i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG