Ndërlidhjet

PARIS


I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari i ka paraqitur sot në Paris kreut të organizatës botërore Ban Ki Moon propozimin e tij për statusin final të Kosovës.
Takimin e tyre e konfirmoi zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Durlo.
"Ahtisaari është në Paris. Mëngjesin e sotëm ai është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilit i ka paraqitur propozimin e tij për statusin e Kosovës. Takimi ka qenë i shkurtë dhe nuk ka pasur prononcime për media", ka thënë Durlo.
XS
SM
MD
LG