Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti francez Jacques Chirac tha se donatorët ndërkombëtar kanë ofruar 7.6 miliardë dollarë ndihmë për Libanin. Në konferencën që po mbahet në Paris e që ka për qëllim grumbullimin e ndihmave për Libanin, po marrin pjesë zyrtarë të më shumë se 40 vendeve.
Kryeministri libanez Fuad Siniora tha se ndihmat ndërkombtare do të ndihmojnë në stabilitetin e Libanit.
"Përkrahja juaj e shton vendosmërinë tonë për t'a mbrojtur lirinë, demokracinë, konsolidimin e pavarësisë, reformave dhe ekonomisë", tha Siniora.
Infrastruktura e Libanit është shkatërruar verën e kaluar nga lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG