Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Plani i Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të heq sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe do të hap rrugën e pavarësisë, ndërsa serbëve do t'u ofroi autonomi të konsiderueshme, citon agjencia Reuters burime diplomatike të organizatës botërore.
Burime diplomatike të OKB-së i kanë thënë agjencisë Reuters se plani i Ahtisaarit do t'i ofroi Kosovës të drejtën për të bërë marrëveshje ndërkombtare dhe të aplikoj për anëtarsim në organizatat dhe institucionet ndërkombtare duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Fondin Monetarë Ndërkombtarë dhe Bankën Botërore. Agjencia Reuters gjitashtu bënë të ditur se Kosova do të merr pjesën e vet të aseteve ekonomike dhe borxheve që dikur i takonin ish Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG