Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëdhënësi i Zyrës së Martti Ahtisaarit në Vjenë, Remi Durlot ka pohuar sot se pas datës 2 shkurt, kur palët do të marrin në duart e tyre propozimin për statusin e Kosovës, nuk priten vonesa të reja deri te dorëzimi i draftit final për në Këshillin e Sigurimit.
"Ajo që do të kemi pas 2 shkurtit, quhet periudhë e angazhimit në të cilën ne do të jemi të gatshëm t'i pranojmë komentet e palëve lidhur me propozimin e Ahtisaarit", tha Durlot.
Ai nuk ka parashikuar asgjë se si do të rrjedhë faza e ardhshme e procesit të statusit, duke thënë se së pari duhet pritur qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me propozimin e Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG