Ndërlidhjet

logo-print

KOSOVA FITON MBËSHTETJEN PËR T’U NDARË NGA SERBIA


"The Washington Post"


Pothuajse tetë vjetë që prej intervenimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë janë pajtuar për një shkëputje të pëhershme të Kosovës nga Serbia, nën mbikqyrjen e vazhdueshme ndërkombëtare, thonë disa zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë. Sipas tyre, vendimi mbase do të mundësojë deri në verën e këtij viti krijimin edhe formal të një shteti të ri në Evropën juglindore, me anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe me ushtri të veten.
Vënia e Kosovës në rrugën drejt pavarësisë së plotë është një hap që synon të përmbyllë kapitullin e fundit të historisë në Ballkanin e përshkuar me luftëra, trazira politike, humbje jetësh kudo dhe shkatërrim pronash në vlerë prej disa miliardë dollarësh.
Plani i ri, me të cilin janë kurorëzuar konsultimet e gjata diplomatike midis nervozizmit evropian dhe entuziazmit amerikan dhe britanik, gjithashtu synon zbutjen e presionit të vazhdueshëm të shqiptarëve për pavarësi. Autoritetet ndërkombëtare kanë frikë se në mungesë të ndonjë veprimi zyrtar mbi këtë çështje, një valë e re dhune mund të shpërthejë gjatë muajve të verës.
Ripërcaktimi formal i kufijve të Serbisë është pritur të ndodhë nga fuqitë perëndimore që prej vitit 1999, por diplomatët thonë se asnjë vend në perëndim nuk është i gatshëm ta izolojë Serbinë, duke i mundësuar kësisoji futjen edhe më të thellë nën ombrellën e Rusisë.
Zyrtarë të lartë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së planit, kanë thënë se momenti aktual politik nuk është edhe aq i përshtatshëm. Në njërën anë, sipas tyre, partitë politike serbe janë duke luftuar për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve në të cilat nacionalistët fituan numrin më të madh të votave. Në anën tjetër ndërkaq, shumë shqiptarë të Kosovës janë të zemëruar me faktin se politikani i tyre më me ndikim, Ramush Haradinaj, së shpejti pritet të udhëtojë në Hagë për të filluar gjykimin. Por, zyrtarët e njejtë thonë se zoti Ahttisaari është i gatshëm që pas 14 muajsh bisedimesh ta vë kapakun, duke rekomanduar fillimisht që Kosova të mos administrohet më nga rezoluta aktuale e Këshillit të Sigurimit, nëpërmjet të së cilës janë ruajtur parimet e “sovranitetit dhe integriteit territorial” të Jugosllavisë, një vend ky i cili tashmë nuk ekziston.
Edhe pse zyrtarët në Serbi pritet të protestojnë zëshëm në këtë drejtim, qeveria e tyre, thotë një zyrtar I lartë amerikan, “e ka humbur Kosovën gjatë viteve të 90’ta. Ajo e ka pasur mundësinë ta mbajë ose ta humbë dhe ka vendosur ta humbë. Ajo me të cilën ne tash po merremi është trashëgimi e veprimeve të Slobodan Milosheviqit", ka thënë diplomati amerikan.
Sipas planit të zotit Ahtisaari, në krye të misionit të ardhshëm në Kosovë do të jetë Peter Feith, diplomat nga Holanda, I cili ka punuar edhe në Bosnjë dhe Maqedoni. Trupat Mbrojtëse të Kosovës me gjasë do të shpërbëhen dhe do të zëvendësohen me forcë mbrojtëse civile nën trajnimin e NATO-s, për të krijuar kësisoji bërthamën e një ushtrie të ardhshme.
XS
SM
MD
LG