Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari sot në Vjenë para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit po e paraqet propozimin e tij për statusin e Kosovës. Takimi, që sipas paralajmërimeve ka filluar në orën 11, është i mbyllur për opinion. Vendet anëtare të Grupit të Kontaktit përfaqësohen nga drejtorët politikë të ministrive të punëve të jashtme. Përmbajtja e propozimit të Martti Ahtisaarit nuk do të bëhet publike deri më 2 shkurt, kur parashihet që propozimi ti dorëzohet Prishtinës dhe Beogradit. Anëtare të Grupit të Kontaktit janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG