Ndërlidhjet

logo-print

BRUSKEL


Në Bruksel po mbahet një takim i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilin po diskutohet për Kosovën. Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jaap de Hoop Scheffer tha se procesi për statusin e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare, derisa zoti Ahtisaari në Vjenë po e paraqet propozimin e tij. Kosova do të jetë edhe temë e takimit që mbahet sot më vonë gjatë ditës në Bruksel, e në të cilin marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG