Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet aleate të NATO-s i kanë dhënë mbështetje të fuiqishme planit të Kombeve të Bashkuara për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm Jaap De Hoop Scheffer tha se NATO do të vazhdojë të luajë "rol të plotë" në Kosovë pas zgjidhjes së statusit.
Pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Scheffer tha se çështja e statusit final të Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe i bëri thirrje NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të bashkëpunojnë në muajt e ardhshëm.
"Më e rëndësishmja është se pas zgjidhjes, të gjithë e dijnë se çfarë duhet të bëjnë", tha Scheffer.
Ndërkaq zëdhënësi James Apathurai tha se Ministrat e Jashtëm të NATO-s, kanë treguar "ndjenjë të fuqishme të unitetit në mbështetje të propozimit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari. Por Apathurai tha se në takimin nuk janë analizuar detajet e planit.
"Ministrat e NATO-s nuk i diskutuan specifikat e propozimit të Ahtisaarit. Ata vetëm u shprehën në përgjithësi, dhe do të thoja, në mënyrë unanime për përmbajtjen e raportit. Kuptohet, të gjithë ata e dijnë se çfarë përmban raporti, por nuk kishte diskutime për detajet", tha Apathurai.
XS
SM
MD
LG