Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Bisedimet për statusin e Kosovës janë para së gjithash bisedime për statusin e shtetit të Serbisë, të njohur ndërkombëtarisht, ka thënë ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq.
"Imponimi i çfarëdo forme të pavarësisë për Kosovën do të nënkuptonte ndryshim të dhunshëm të kufinjve aktualë ndërkombëtarë të Serbisë, të një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara, dhe kjo do të paraqeste cënim të Kartës së Kombeve të Bashkuara", ka thënë Drashkoviq, në takimin me një delegacion të diplomatëve nga Gjermania, Portugalia dhe Këshilli i Ministrave të Komisioni Evropian, që sot qëndroi në Beograd.
XS
SM
MD
LG