Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjenerali amerikan, Henry Obering tha se sistemi raketor i mbrojtjes që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta vendosin në Poloni dhe në Çeki nuk ka qëllime kundër Rusisë, por kundër kërcënimeve potenciale nga raketat me rreze të gjatë veprimi nga Irani ose nga shtetet e papërgjegjshme. Polonia dhe Çekia janë pajtuar t'i fillojnë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje. Gjenerali Obering i hodhi poshtë deklaratat e Rusisë se plani i Shteteve të Bashkuara mund ta trazojë baraspeshën e sigurisë rajonale, duke thënë se në asnjë mënyrë ky sistem nuk mund ta neutralizojë arsenalin e madh të Rusisë.
XS
SM
MD
LG