Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kosova është një rast unik dhe Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një zgjidhje në harmoni me faktet e veçanta që kanë të bëjnë me Kosovën dhe gjendjen në terren, ka deklaruar mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbështesin përpjekjet e Martti Ahtisaarit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
"Ne mendojmë se është e rëndësishme të ruhet uniteti i Grupit të Kontaktit. Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e Grupit të Kontaktit të mbështesin zotin Ahtisaari në punën dhe propozimet e tij", u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormak.
XS
SM
MD
LG