Ndërlidhjet

PRAGË


E mbështetur nga BE dhe NATO, Kosova brenda disa muajve do të shpallë shtetësinë, pohon e përditshmja britanike Financial Times.
Gazeta citon një diplomat të lartë perëndimor, i cili ka thënë se beson që shtetet veç e veç do ta njohin Kosovën. Ndonëse Bashkimi Evropian do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia këtë nuk do ta bëjë ka thënë ai.
Sipas Financial Times, kundërshtimi i Rusisë nënkupton se rezoluta e Kombeve të Bashkuara nuk do ta shpallë Kosovën e pavarur, por BE dhe NATO besojnë se rezoluta është e nevojshme për të penguar që gjendja në Kosovë të mos dalë nga kontrolli.
XS
SM
MD
LG