Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kosova është një rast unik dhe Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një zgjidhje në harmoni me faktet e veçanta që kanë të bëjnë me Kosovën dhe gjendjen në terren, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak, për të shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Marti Ahtisarit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
"Ne mendojmë se është e rëndësishme të ruhet uniteti i Grupit të Kontaktit. Rrjedhimisht, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Grupit të Kontaktit të mbështesin z. Ahtisari në punën dhe propozimet e tij", tha McCormack. Sipas tij, reagimi i Grupit të Kontaktit ndaj planit të Ahtisaarit ishte "në përgjithësi pozitiv".
"Kuptohet, qeveria e Rusisë kishte disa komente, duke thënë se ata mendojnë se nevoiten disa ndryshime", u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormak.
XS
SM
MD
LG