Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


"Statusi i Kosovë do të zgjidhet përfundimisht dhe nuk do të jetë i karakterit të përkohshëm", ka deklaruar për radion Evropa e Lirë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Polt.
Ambasadori Polt ka thënë se qëndrimi amerikan që çështja e Kosovës të zgjidhet, mbetet i qartë.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë realizimin e kësaj zgjidhjeje në një fazë shumë të afërt gjatë këtij viti, ka thënë ambasadori Polt.
Mendoj se këtë qëndrim e ndajnë edhe partnerët tjerë në Grupin e Kontaktit, ka thënë Polt, për të shtuar se edhe Rusia dëshiron zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse edhe ajo nuk dëshiron të shohë një Kosovë të trazuar ose edhe më keq të rrezikshme.
"Rrjedhimisht shpresoj se të gjithë në Grupin e Kontaktit do të vijmë deri te zgjidhja, e cila do të mbështesë rezolutën e drejtë për Kosovën dhe para së gjithash për njerëzit që sot jetojnë në Kosovë", ka thënë në intervistën për radion Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt.
XS
SM
MD
LG