Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Për Bashkimin Evropian në Kosovë është primare stabiliteti, ka thënë sot ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg. Sipas tij në Bashkimin Evropian "shumë qartë është thënë se përveç në Kosovë, duhet të koncentrohemi edhe në Serbi dhe ta ndihmojmë qeverinë e re properëndimore atje", i tha ai radios çeke, duke folur për qasjen për të cilën janë marrë vesh ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në takimin në Bruksel. "Në Kosovë duhet ta mbajmë stabilitetin dhe çfarëdo që të ndryshoj statusi i saj, duhet të përpiqemi që në Kosovë të vendosim rrethana stabile", tha Karel Shvarcenberg.
XS
SM
MD
LG