Ndërlidhjet

logo-print

FILLOI AKTI FINAL PËR FATIN E KOSOVËS


Financial Times, LONDËR

Tetë vjet pas luftës, në të cilën NATO-ja iu vu përballë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka filluar finalja për Kosovën. Strategjia e Perëndimit tash është e qartë: rezoluta e Kombeve të Bashkuara do ta fusë Kosovën nën mbikqyrjen e Bashkimit Evropian dhe pastaj së shpejti ta bëjë njohjen e pavarësisë së saj. Beogradi është fuqimisht kundër pavarësisë së Kosovës dhe Moska, që do të përdorë veton në çfarëdo përpjekje për ta shpallur Kosovën të pavarur në Kombet e Bashkuara, nuk është poashtu e kënaqur me perspektivën.

Qeveria e Serbisë tha se Vojisllav Koshtunica, kryeministër, nuk do ta takoj Martti Ahtisaarin, të dëerguarin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, kur ai do ta vizitoj Beogradin, javën e ardhshme, për ti paraqitur rekomandimet e tij. Rusia ka ftuar për tre muaj shtyrje. Argumentet e paraqitura nga Serbia dhe nga Kremlini janë se zoti Koshtunica nuk ka mandat të takohet me zotitn Ahtisaari derisa të formohet qeveria e re. Por, Shtetet e Bashkuara dhe një numër i aleatëve të saj janë të vendosur të vazhdojnë dhe ta zgjidhin mospajtimin e gjatë lidhur me statusin e Kosovës.

Nga ana tjetër, presidenti pro perëndimor i Serbisë, BorisTadiq është i gatshëm të takohet me Martti Ahtisaarin. Diplomatët e Shteteve të Bashkuara thonë se nuk mund të lejojnë që Serbia ta shtyjë procesin, derisa shqiçptarët, që përbëjnë 90% të popullatës së Kosovës, shumë gjatë kanë pritur për pavarësi.

Ata poashtu janë të vetëdijshëm se mungesat administrative dhe dështimet e deritashme për t'i mbrojtur të drejtat e minoritetit serb nënkuptojnë se edhe Kosova e pavarur nuk besohet se vetëm mund t'i udhëheq punët e saj. Për këtë arsye, rezoluta e Kombeve të Bashkuara do ta fusë Kosovës nën mbikqyrjen e Bashkimit Evropian, diçka e ngjashme me atë që ekziston në Bosnjë Hercegovinë. Aktualisht, administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë po e redukton personelin e saj, por ai nuk mund të zëvendësohet me administratorët e Bashkimit Evropian, derisa të arrihet pajtueshmëri për rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht, shumë zyrtarë perëndimorë ndjejnë se duhet një prani e fuqishme e sigurisë, për shkak të rrezikut të trazirave dhe të protesteve të provokuara nga çfarëdo marrëveshje për fatin e Kosovës.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të nNATO-s, që ka më se 16 mijë ushtarë në Kosovë, për këtë çështje diskutuan këtë javë në Bruksel. Ata e shprehën mbështetjen për qasjen e zotit Ahtisaari, që do ta krijoi rrugën për pavarësinë e Kosovës, pa mbështetjen eksplicite të Kombeve të Bashkuiara për statusin e saj të ri.

Shtetet evropiane, të udhëhequra nga Franca, Italia dhe Spanja dhe vendet e Evropës qendrore dhe jugore janë në mbështetje të kërkesës së Rusië për shtyrje. Por, shqetësimi i tyre është i bazuar më tepër në orarin kohor se sa në vetë propozimin. Ata kanë shqetësim se nëse vendimi shihet si imponim derisa Serbia është në vakuum politik, Beogradi mund të përpiqet të mbajë pjesë të Kosovës të banuara me serbë.

Plani i zotit Ahtisaari do ta hapë rrugën që Kosova të njihet si një shtet i pavarur nga vendet e tjera. "Ahtisaari do të bisedoj për qeverinë, për simbolet dhe për Kushtetutën e Kosovës, që çon në një drejtim", tha një diplomat perëndimor. Propozimi i tij poashtu, me gjasë, do ta hapë rrugën për Kosovën që tu bashkohet institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara. Negociatori kosovar, Veton Surroi tha se veprimi i parë i Parlamentit të Kosovës, pas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, do të jetë, që ta miratoj Kushtetutën.
XS
SM
MD
LG