Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Plani i Martti Ahtisarit për Kosovën do ta lë formalisht të hapur çështjen e statusit të Kosovës, ndërsa vendet perëndimore llogarisin se Kosova vetë do ta shpallë pavarësinë, shkruan e përjavshmja gjermane, Spiegel. Kjo gazetë shkruan se në "projektin tejet sekret të Ahtisaarit është skicuar rruga e ndërlikuar, e cili, nëse është e mundshme deri në verë, do ta mundësoj shkëputjen e Kosovës nga Serbia pa shpërthim të madh të dhunës". "Ideja themelore është që Kosova duhet vetë ta shpallë pavarësinë, ndërsa Bashkësia ndërkombëtare për këtë do të krijoj kushte", shkruan Spiegel. Megjithqë në këtë tekst çështja e statusit do të mbetet formalisht e hapur, "do të shfuqizohet rezoluta 1244, e cila prej përfundimit të luftës në vitin 1999, e ka përcakuar kontrollin ndërkombëtar të Kosovës" shkruan Spiegel dhe nënvizon se "pa këtë pengesë ndërkombëtare juridike, Kosova mund ta shpallë pavarësinë".
XS
SM
MD
LG