Ndërlidhjet

NAJAF


Zyrtarët irakianë thanë se forcat irakiane dhe ato amerikane kanë vrarë rreth 250 militantë, për të cilët dyshohej se kanë përgatitur sulme gjatë festivalit shiit të Ashuras.
Njoftimet për viktimat nga përleshja e djeshme në Najaf ende nuk janë konfirmuar nga burime tjera.
Në luftimet njoftohet se janë vrarë edhe dy ushtarë irakianë, ndërsa dy ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën kur helikopteri i tyre është rrëzuar afër qytetit Najaf.
Në zhvillime tjera, rreth 1.500 policë nga krahina Diyala janë pushuar nga puna, për shkak se nuk kanë dashur të luftojnë kundër kryengritësve në nëntor.
XS
SM
MD
LG