Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Ministri i jashtëm i Francës, Philippe Douste-Blazy sot në Paris është takuar me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker. Zëdhënës i ministrisë së jashtme franceze, Jean-Baptiste Mattei ka njoftuar se zoti Blazy ka thënë se shpreson se UNMIK-u "në tërësi do të vazhdoj ta realizoj mandatin e tij, deri në mandatin e ri". Ministri Blazy ka shprehur "mbështetje të plotë" për planin e Martti Ahtisaarit, të cilin Ministria e jashtme franceze e ka vlerësuar "të baraspeshuar" dhe ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të "angazhohen në mënyrë konstruktive" në konsultime.
XS
SM
MD
LG