Ndërlidhjet

GAZA


Grupet rivale palestineze Hamas dhe Fatah deklaruan se është arritur marrëveshja për armëpushim.
Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur ministri i Jashtëm palestinez Mahmud al-Zahar.
"Grupet fraksionale janë pajtuar që t'i tërheqin të gjithë personat e armatosur dhe pikat e kontrollimit në rrugë, duke lejuar kthimin e forcave të sigurisë në pozicionet e tyre që do të ndalojnë të gjitha format e tensionit. Sipas kësaj, marrëveshje, armëpushimi hynë në fuqi menjëherë", tha al-Zahar.
Marrëveshja u arrit pas 5 ditë luftimesh mes këtyre dy grupeve nga të cilat janë vrarë së paku 30 palestinezë.
XS
SM
MD
LG