Ndërlidhjet

BAGDAD


Festivali fetar shiit i Ashureve sot u dëmtua nga sulmet e ndara kundër pelegrinëve shiitë në Irak. Nga shpërthimi në qytetin Khanaqin, afër kufirit me Iranin, u vranë së paku 13 vetë dhe u plagosën 39, shumica prej tyre kurdë shiitë. Në Mandali, një sulmues vetëvrasës me bombë brenda xhamisë shiite, vrau së paku 23 vetë dhe plagosi më se 50 të tjerë. Ashuret janë festival i përkujtimit për vdekjen e Imam Huseinit, që ishte nipi i profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG