Ndërlidhjet

BEOGRAD


Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës ka propozuar ashpërsim të marrëdhënieve me shtetet, veçanërisht me vendet anëtare të NATO-s, të cilat do t'a njihnin çfarëdo pavarësie të Kosovës.
Në propozimin, të cilin kryeministri Koshtunica ia ka dërguar presidentit serb Boris Tadiq, thuhet se për Qeverinë e Serbisë, Kosova gjithmonë do të mbetet pjesë e pandashme e territorit të Serbisë.
Nëse ndonjë shtet apo organizatë ndërkombëtare do të njihte pavarësinë e Kosovës, nga Qeveria kërkohet që vendimin e tillë ta konsiderojë kundërligjor dhe jolegjitim.
Në platformën e partisë së Koshtunicës thuhet se këto parime paraqesin elementin thelbësor për zhvillimin e negociatave për qeverinë e re në Serbi.
XS
SM
MD
LG