Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar kërkesën e kryeministrit serb në largim Vojisllav Koshtunica, për një përgjigje më të ashpër nga partitë kryesore serbe nëse Perëndimi do t'i jepte pavarësinë Kosovës me planin që do të bëhet publik nesër.
"Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë qasje", tha ambasada amerikane në Beograd. "Shtetet e Bashkuara do të dëshironin ta vazhdojnë dialogun e saj me popullin serb dhe udhëheqësinë e tyre të përgjegjshme për çështjet me interes të dy vendeve", thuhet në komunikatë.
Koshtunica insistoi se do ta shqyrtojë koalicionin me partinë e presidentit Boris Tadiq nëse kjo e fundit bie dakord që t'i ndërpresë lidhjet me shtetet që do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
"Ne shpresojmë se udhëheqësit e Serbisë së shpejti do të formojnë një qeveri demokratike, dhe do t'i plotësojnë dëshirat e popullatës shumicë në Serbi për ta ndjekur rrugën konstruktive drejt Evropës dhe drejt partneritetit evro-atlantik", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Beograd.
XS
SM
MD
LG