Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns tha se Shtetet e Bashkuara për rreth dy vjet kanë gjurmuar përfshirjen e Iranit me kryengritësit irakianë, dhe kanë nxjerrë në pah se përkrahja e Teheranit për kryengritësit shiitë në jug të Irakut, është në rritje.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack paralajmëroi se do të merren të gjitha masat për t'i mbrojtur ushtarët amerikanë në Irak.
"Në rast se Irani bashkëpunon me rrjetet brenda Irakut që paraqesin rrezik për ushtarët amerikanë, patjetër që ne do të konfrontohemi me këto rrjete për shkak se ato paraqesin kërcënim të drejtpërdrejt për ushtarët amerikanë. Do të ndërmarrin çfarëdo hapash në Irak për t'i mbrojtur forcat tona", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG