Ndërlidhjet

ZAGREB


Ministri i Jashtëm i Belgjikës i bëri thirrje Kroacisë të jetë faktor stabiliteti në Ballkan, në prag të publikimit së planit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
"Kur e studjojmë propozimin e Ahtisaarit, të cilin ne e mbështesim, ai i përngjan shumë pavarësisë", tha mbrëmë Karel De Gucht pas takimit me homologen kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.
Ministri belg vlerësoi se disa politikanë në Bosnje, mund të përpiqen që pretendimet e tyre politike t'i kërkojnë tek e ardhmja e Kosovës, duke përkujtuar orvatjet e serbëve të Bosnjes që të shpallin pavarësi.
"Në këtë kontekst, është shumë me rëndësi që vendet si Kroacia të insistojnë në faktin se nuk ka lidhje ndërmjet Kosovës dhe zhvillimeve në Bosnje", ka thënë De Gucht.
XS
SM
MD
LG