Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi i Unitetit e ka mirëpritur propozimin e presidentit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës, duke thënë se me të sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën edhe de jure ka marrë fund.
Presidenti i Kosovës, Fatmri Sejdiu, ka vlerësuar se Kosova do t'a ketë sovranitetin e saj si çdo shtet tjetër. Kryeministri Agim Çeku, ka pohuar se propozimi e përshkruan Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se nga dita e sotme Kosova fillon fazën e re, atë të vënies së bazave të shtetësisë dhe sovranitetit të saj. Ndërsa kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi tha se z.Ahtisaari ka sjellur një pako të pavarësisë, por pa emrin pavarësi. Planin e Ahtisaarit mund ta lexoni në adresën www.unosek.org
XS
SM
MD
LG