Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur planin e OKB-së të cilin e kanë cilësuar si të "drejt dhe të balancuar".
"Është propozim për një Kosovë, stabile, prosperuse dhe shoqëri shumë-entike", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack.
Ai më tej ka thënë se të gjitha palët e përfshira në procesin për statusin e Kosovës duhet të takohen me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.
Zëdhënësi Sean McCormack i bëri këto komente pas njoftimit se kryeministri serb Vojisllav Koshtunica vendosi të mos takojë Ahtisaarin në Beograd.
"Ne po punojmë në mënyrë aktive me z. Ahtisaari dhe besojmë se të gjitha palët në rajon duhet të ulen me të, dhe të dëgjojnë çfarë ka të thotë", tha McCormack.
"Të gjithë janë dakord se duhet të ketë një zgjidhje për këtë çështje. Për disa, kjo çështje zgjat disa qindra vite, por në kontekstin aktual politik, të paktën një dekadë", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG