Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi i Unitetit e ka mirëpritur propozimin e presidentit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës, duke thënë se me të sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën edhe de jure ka marrë fund.
Presidenti i Kosovës, Fatmri Sejdiu, ka vlerësuar se Kosova do t'a ketë sovranitetin e saj si çdo shtet tjetër. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ka pohuar se propozimi e përshkruan Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se nga dita e sotme Kosova fillon fazën e re, atë të vënies së bazave të shtetësisë dhe sovranitetit të saj.
Ndërsa kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi tha se z.Ahtisaari ka sjellur një pako të pavarësisë, por pa emrin pavarësi.
Ndërkaq në orët e mbrëmjes Ahtisaari ka takuar edhe përfaqësuesit e pakicave në Kosovë. Ndërsa përfaqësuesit e pakicave jo serbe nuk janë paraqitur me ndonje vërejtje, liderët e komunitetit serb thanë se nuk kanë me çka të jenë të kënaqur me pakon e Ahtisaarit. "Me asgjë nuk jam i kënaqur, mendoj që procesi po shpejtohet shumë ndërkohë që nuk janë krijuar kushtet për diçka të këtillë", ka thënë Oliver Ivanoviç. (Propozimin e Ahtisaarit mund ta gjenni në internet në adresën www.unosek.org)
XS
SM
MD
LG