Ndërlidhjet

MOSKË


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia edhe më tutje kanë mospajtime të thella rreth ardhmërisë së Kosovës, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ministri rus ka thënë se Kosova është pika qendrore e mospajtimeve ndërmjet dy vendeve.
"Ne ende nuk kemi vizion të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Për dallim nga Irani, Iraku dhe Lindja e Mesme, mospajtimet rreth Kosovës janë më të thella", citon agjencia Reuters ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Agjencia Associated Press ndërkaq citon Lavrovin të ketë thënë se për dallim nga Irani, Iraku dhe Afganistani, dallimet në pozicionet amerikano- ruse janë të karakterit parimor.
Lavrov ka vënë në pah se Rusia konsideron se për Kosovën duhet gjetur zgjidhje, e cila do të pranohej nga Beogradi dhe Prishtina, por ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mendojnë ndryshe.
"Amerikanët konsiderojnë se zgjidhja e ngadalshme e çështjes së Kosovës nuk është e drejtë dhe se problemin duhet zgjidhur përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas kthimit nga Uashingtoni ku ka biseduar me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG