Ndërlidhjet

logo-print

MOORE:"KËRCËNIMET E RUSISË RRETH KOSOVËS JANË BLOF"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Gazeta "WSJ" ka pohuar se "Rusia ka lëvizur nga pozicioni i ambivalencës konstruktive te qartësia destruktive, me përsëritjen e presidentit Putin se Moska nuk do të pranoj asnjë zgjidhje për Kosovën që nuk pranohet nga Beogradi". Çfarë do Rusia në Kosovë?

PATRICK MOORE
Ka të vërtetë në thënjen e vjetër se rusët janë lojtarë të shahut, ndërsa amerikanët lojtarë të pokerit. Por, në këtë rast është presidenti Putin që është duke luajtur poker, sepse është duke blofuar. Më heret ishte bërë lojtarë i vështirë në rastin e Iranit, ndoshta më pak në rastin e Koresë Veriore...Kjo ka qenë një praktikë obstruksioniste në kohën e ish Bashkimit Sovjetik. Ajo që presidenti Putin tash është duke porositur konsiston në faktin se ai kërkon çmim shumë të lartë politik për mbështetjen në rastin e Kosovës. Por, kjo është një lojë shumë e rrezikshme që ai është duke e luajtur, sepse kjo lojë mund të përfundoj me injorimin e tij dhe me cilësimin e gjithë asaj që ai bën si një blof.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka zëra që thonë se kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë ka të bëjë me dëshirën e Moskës për të mbajtur ose ri-vendosur influencën në hapësirën e saj të afërt post-sovjetike. Disa tjerë thonë se Moska frikësohet se pavarësia e Kosovës mund të jetë e rrezikshme për rastin e Çeçenisë?

PATRICK MOORE
Aktualisht kemi të bëjmë me të dy këta faktorë. Por, në këtë çast statusi i Kosovës synohet të shfrytëzohet për aspiratat ndaj Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, që janë pjesë përbërëse e Gjeorgjisë, ose si inspirimi i tyre për të kërkuar shkëputje dhe ky është një problem serioz. Çeçenia është një çështje tjetër. Në fakt kur apostrofojnë Kosovën, rusët ate e lidhin me Abkahazinë dhe Osetinë Jugore, por jo edhe me Çeçeninë, sepse kjo është pikë e tyre e dobët. Pra, në këtë rast ata duke shfrytëzuar Kosovën, mund të humbasin diç që e kanë, dhe jo të marrin diç që nuk e disponojnë. Zatën situatat në Çeçeni është e vështrirë, ndonëse e pacifikuar nga kryeministri Kadirov. Megjithate situata atje nuk është e qartë, rezistenca vazhdon dhe kjo gjithsesi që brengos Moskën.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse propozimi i Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit do të bllokohet nga vetoja e Rusisë, disa kërkojnë nga Perendimi të injoroj Moskën dhe në formë të njëanshme të njohin pavarësinë e Kosovës?

PATRICK MOORE
Unë gjithashtu shpresoj. Mendoj se sërish duhet thënë se veprimet e Moskës janë blof. Ata nuk mund të kenë asnjë sukses me këtë qëndrim obstruksionist që i ngjan ish kohës sovjetike. Për ta do të ishte punë me e menqur të vazhdojnë të luajnë "shah", ndërsa "pokerin" t'ua lënë amerikanëve. Megjithate, nuk besoj se gjërat në Këshillin e Sigurimit do të shkojnë aq larg, sepse nëse rusët vërtetë do të vëjnë veto, ata do të humbasin çdo mundësi për të fituar çfardo çmimi politik nga kjo çështje. Ata do të bëjnë çmos që para se çështja e Kosovës të arrijë në Këshillin e sigurimit të bëjnë marrëveshje për të përfituar maksimumin e mundur.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG