Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabbagh tha sot se gjysma e të gjitha sulmeve të kryengritësve në Bagdad bëhen nga militantët nga Siria. Këto komente u bën vetëm një ditë pasi nga një sulm vetëvrasës me kamion – bombë në Bagdad u vranë së paku 130 vetë dhe më se 300 të tjerë u plagosën. Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki për këtë sulm ka fajësuar lojalistët e ish diktatorit Saddam Hussein. Raportohet se nga sulmet e sotme në Irak janë vrarë së paku 15 vetë.
XS
SM
MD
LG