Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shtetet e Bashkuara besojnë se propozimi i Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës është i shkëlqyeshëm dhe meriton përkrahje, tha sot në Prishtinë i dërguari amerikan për statusin Frank Wisner.
Ai ka siguruar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Ekipin Negociator se sugjerimet e tyre lidhur me pakon e Ahtisaarit do të merren në konsiderim gjatë fazës së ardhshme të konsultimeve në Vjenë. Wisner ka thënë se propozimi final për statusin e Kosovës, që do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk do t'i zhgënjejë kosovarët. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Prishtina e mirëpret mbështetjen e vazhdueshme amerikane për procesin e statusit. Diplomati amerikan ka pohuar poashtu se nuk beson që Moska do të dalë kundër propozimit për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG