Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç, ka vlerësuar se propozimi i Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës hapë mundësinë për bisedime të mëtejme, është në përputhje me realitetin dhe si i tillë është një hap në drejtim të duhur. “Ky propozim dëshmon edhe dështimin e politikës së udhëhequr gjatë viteve të 90-ta nga socialistët dhe radikalët, por edhe të politikës së tri vjetëve të fundit të udhëhequr nga qeveria e Vojisllav Koshtunicës”, ka thënë Jovanoviç. Sipas tij, vetëm në partneritet me shqiptarët, serbët në Kosovë do të mund të ndërtojnë një shoqëri, në të cilën të gjithë mund të jetojnë më mirë se që kanë jetuar si qytetarë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG