Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë ka shprehur mbështetje për propozimin rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, duke thënë se ky plan mund të sigurojë stabilitet politik në Kosovë.
Branko Cërvenkovski tha se propozimi i Martti Ahtisaarit përputhet me qëndrimet e Maqedonisë rreth kufirit me Kosovën.
"Pozicioni ynë rreth demarkacionit të kufirit me Kosovën është mirë i inkorporuar në propozimin e Ahtisaarit", ka thënë Cërvenkovski. "Është në interesin tonë të kemi stabilitet politik, institucione efikase dhe standarde të cilat do të respektohen në Kosovë", ka thënë presidenti maqedonas.
XS
SM
MD
LG