Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Më shumë se 40 veta janë vrarë sot në sulme të ndara në Bagdad përderisa 42 të tjerë janë vrarë nga kryengritësit në pjesë të ndryshme të Irakut.
Ndërkohë forcat irakiane i kanë shtuar masat e sigurisë në disa pjesë të Bagdadit.
Në Uashington ndërkaq presidenti amerikan George Bush komentoi para gazetarëve shqetësimet e disa zyrtarëve irakianë rreth shtyrjes së zbatimit të strategjisë së re për Irakun.
"E mirëpres faktin se qeveria irakiane është e merakosur rreth sigurisë në kryeqytetin e vendit të tyre. Është shenjë e mirë se atje ekziston ndjenja e shqetësimit. Kjo do të thotë se qeveria e kupton se kanë përgjegjësi për t'i mbrojtur qytetarët e tyre, dhe ne natyrisht se dëshirojmë t'ju ndihmojmë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG