Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se do të kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që t'i shtyjnë bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës për së paku 10 ditë, derisa të formohet Parlamenti i ri serb.
"Do t'i ftoj ambasadorët e vendeve të Grupit të Kontaktit që të caktojnë një datë për vazhdimin e bisedimeve në Vjenë në përputhje me formimin e Parlamentit të ri serb, që në fakt do të thotë shtyrjen e bisedimeve për 10 ditë", ka thënë Tadiç.
Kërkesën për shtyrje të bisedimeve Tadiç do t'ia paraqes sot edhe të dërguarit amerikan Frenk Uisner gjatë një takimi në Beograd.
XS
SM
MD
LG