Ndërlidhjet

ROMË


Ministria e Brendshme italiane tha se stadiumet e futbollit në Itali nuk do të hapen për tifozët derisa zyrtarët të dëshmojnë se janë arritur masat e duhura të sigurisë. Ministri i Brendshëm Guliano Amato tha se këto masa do të mbeten në fuqi deri në arritjen e standardeve të sigurisë në stadiume. Ky vendim erdhi pas vrasjes së një polici gjatë përleshjeve mes tifozëve në Sicili, ndërkohë që të gjitha ndeshjet profesionale në Itali janë anuluar.
XS
SM
MD
LG