Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësues të serbëve të Kosovës i kanë transmetuar të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner pakënaqësi të popullit serb që në propozimin për status të zotit Ahtisaari nuk përmendet rezoluta 1244, tha sot njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Sipas fjalëve të tij, politikanët Rangjel Nojkiq, Sllobodan Petroviq dhe ai i kanë thënë dje zotit Wisner se është e paranueshme që Kosova ta ketë ushtrinë dhe që serbët të trajtohen si pakicë. Raportohet se për të premten në pjesën veriore të Mitrovicës është paralajmëruar një tubim proteste kundër planit të OKB-së për Kosovën.
XS
SM
MD
LG