Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri britanik për çështje evropiane, Geoff Hoon para vizitës së sotme në Beograd ka deklaruar se statusi i Kosovës është çështje kyçe për të gjithë në rajon dhe ka mbështetur planin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. "Grupi i Kontaktit, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja mbështesin Ahtisaarin" tha zoti Hoon për mediat beogradase dhe shtoi se "propozimet e tij ofrojnë mundësitë më reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje". Ai tha se propozimi i Ahtisaarit parasheh autorizime të mëdha për serbët e Kosovës në shëndetësi, arsim dhe punët policore në komunat në të cilat serbët janë shumicë.
XS
SM
MD
LG