Ndërlidhjet

NOVI SAD


Funksionari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran Svilanoviq ka deklaruar se plani i Ahtisaarit "i tillë çfarë është" parasheh avancim të rëndësishëm të statusit të serbëve në Kosovë. Zoti Svilanoviq i tha gazetës Dnevnik se serbët, sipas planit, fitojnë mbrojtjen primare dhe sekondare në nivelin komunal dhe arsimin sipas programeve serbe, përfundimisht me universitetin në Mitrovicë. Ai ka shprehur habi të madhe lidhur me atë që Serbia thotë se absolutisht nuk e pranon këtë plan dhe ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të rëndësishme të BE-së njëanshëm mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Atëherë sipas tij, "Serbia dhe veçanërisht serbët në Kosovë do të mbeteshin pa asgjë".
XS
SM
MD
LG