Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bashkimi Evropian e mbështet propozimin e Martti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe i inkurajon palët të marrin pjesë në fazën e ardhshme të konsultimeve në Vjenë, ka thënë sot në Prishtinë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Bashkëpunim.
Javier Solana ka takuar Ekipin Negociues të Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit serb.
Solana gjithashtu ka thënë se i takon Ahtisaarit të vendosë për shtyrjen eventuale të bisedimeve për statusin e Kosovës.
Më herët agjencia Reuters transmetoi Solanën të ketë thënë se për BE-në do të ishte e pranueshme një shtyrje e shkurtër e bisedimeve të ardhshme për statusin e Kosovës.
"Çdo gjë që është e arsyeshme, siç është koha, mund të jetë e pranueshme, ndoshta për një javë apo ngjashëm", ka thënë Solana.
Pas vizitës në Prishtinë, Solana është nisur për në Beograd.
XS
SM
MD
LG