Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Frid ka kërkuar nga Beogradi që ta shfrytëzojë ftesën e Kombeve të Bashkuara për bisedime mbi statusin e Kosovës duke vlerësuar se pa pjesëmarrje në bisedime "Serbia do të ekzistojë në një izolim, që askush nuk e dëshiron".
Ai ka vlerësuar se qëndrimi i Serbisë për Kosovën ka ndryshuar në mënyrë radikale dhe se "serbët e mençur e kuptojnë se nacionalizmi nuk i ka sjellë asgjë Serbisë pos mjerimit dhe shkatërrimit".
Fried ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin ndarjen e Kosovës dhe ky është edhe qëndrim i Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG