Ndërlidhjet

BAGDAD


Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se 7 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit sot në Bagdad.
Më herët zëdhënësi i forcave amerikane në Irak Uilliam Calduell e konfirmoi incidentin por nuk dha hollësi për dëmet.
"Është një helikopter ushtarak CH-46 që u rrëzua. Forcat për reagim të shpejtë janë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet. Incidenti ka nodhur në veri-perendim të Bagdadit", tha Calduell.
Ndërkohë kryengritës sunit të lidhur me Al-Kaidën e kanë marrë përgjegjsinë për rrëzimin e helikopterit.
XS
SM
MD
LG